Gjyqtarja Sonjela Voskopi në KPA | Foto: Edmodn Hoxhaj
KPA Lajme Veting

Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares Sonjela Voskopi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 4 shkurt me konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, deklaroi se pas shqyrtimit të çështjes në KPA, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e këtij subjekti rivlerësimi duhet në lihet në fuqi. Në ankim dhe gjatë parashtrimeve u kërkua që për Voskopin të vendosej në mënyrë alternative, ndryshimi ose lënia në fuqi e vendimit të KPK për konfirmimin e saj.

Xholi konstatoi se nga verifikimeve të kryera në kuadër të vlerësimit të figurës, nuk janë gjetur probleme. Në SPAK nuk ka rezultuar të ketë ndonjë kallëzim apo procedim penal të regjistruar në emër të bashkëjetuesit të subjektit. Po ashtu, nga nga njohja në burim me informacionin e klasifikuar, nuk janë evidentuar të dhëna që mund të dëmtojnë subjektin në procesin e rivlerësimit.

Në vijim, u konstatua se qëndron gjendja e konfliktit të interesit në dukje në gjykimin e çështjeve me palë Avokatura e Shtetit, zyra rajonale së cilës drejtohej nga bashkëjetuesi, pavarësisht se ky i fundit nuk kishte qenë i pranishëm personalisht në ato gjykime.

Megjithatë, kjo rrethanë dhe gjetjet e tjera në aspektin profesional dhe për pasurinë, vlerësohen nga drejtuesi i SPAK, të pamjaftueshme për të sjellë penalizim. Në përfundim, Xholi kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Korçës, Sonjella Voskopi.

Subjekti i cilësoi të drejtë dhe objektiv qëndrimin dhe kërkimin përfundimtar të drejtuesit të SPAK dhe kërkoi pushimin e gjykimit tqë çështjes në KPA.

Trupi gjykues i Kolegjit u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, që do ta shpallë të enjten më 5 shkurt, në orën 14:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *