Lajme

Aurel Arapi konfirmohet në detyrë

Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Aurel Arapi u konfirmua në detyrë të premten më 1 prill nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vendosi gjithashtu të transferojë për verifikim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë një çështje.

Arapi iu nënshtrua procesit të vetingut përballë trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa (Bungo).

Në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, Komisioni ngriti pikëpyetje mbi disa episode në lidhje me profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës, ndaj të cilave Arapi dha shpjegime.

Relatori Lulzim Hamitaj raportoi se subjektit i është kaluar barra e provës dhe në kriterin e pasurisë lidhur kursime të deklaruara në masën 600 mijë lekë, si dhe për një bilanc negativ të vlerësuar në masën 656 lekë për vitet 2014-2016, për të cilat Arapi ka dhënë shpjegime.

Arapi e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2015 ai është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin.