Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Foto: BIRN
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë Erjon Shehajn dhe transferon për inspektim dy çështje penale

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e konfirmimit në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Ndërkohë, u njoftua se Komisioni ka vendosur të transferojë për verifikime të metejshme pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje, një e për veprën penale “goditja për shkak të detyrës”, e pushuar nga subjekti dhe tjetra ka të bëjë me nje kallëzim penal të kryer ndaj tij për “shperdorim detyre”.

Procesi i vetingut për prokurorin Shehaj u kryhe nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Theo Jacobs.

Në seancën e parë dëgjimore të zhvilluar më 7 janar, prokurori Shehaj dha shpjegime dhe dorëzoi prova lidhur me mospërputhjet, pasaktësitë dhe mungesën e burimeve të ligjshme të huave të marra nga babai për blerjen e një apartamenti. Ai kërkoi që të riçelej hetimi për kriterin e pasurisë për të cilin ishte përfunduar hetimi paraprak deri në atë moment, si dhe të çelej hetimi për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Po më datë 7 janar, KPK njoftoi riçeljen e hetimit për të tre kriteret.

Në seancën vijuese të zhvilluar të martën më 29 mars, dha shojegume për barrën e provës për disa çështje që ka hetuar si dhe me gjetjet për kallëzime të kryera ndaj tij për “shpërdorim detyre”.

Erjon Shehaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në qershor të vitit 2012 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë detyrën në Prokurorinë e Rrethit Lezhë, ku prej prillit të vitit 2021 mban dhe funksionin e drejtuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *