Skeda e pasurisë së deklaruar – Durim Bedini– Prokuroria e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Durim Bedini– Prokuroria e Elbasanit

Prokurori Durim Bedini i Prokurorisë së Elbasanit u përball të mërkurën më 18 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Durim Bedini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe punoi deri në vitin 2008 si prokuror në Elbasan. Pas vitit 2008, Bedini e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Kavajës si prokuror dhe drejtues. Ai u rikthye në Prokurorinë e Elbasanit pas implementimit të hartës së re gjyqësore.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Durim Bedini nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurise se deklaruar nga prokurori Durim Bedini.

Në deklarimin për herë të parë të vitit 2003, prokurori Durim Bedini deklaronte pasuri me vlerë 4.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 12.5 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 6.4 milionë lekësh, pasuri të patundshme prej 4 milionë lekësh, automjete me vlerë 1.8 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 246 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë rreth 56.3 milionë lekë, nga të cilat gati 42% kanë si burim pagën nga funksioni i subjektit dhe gati 58% nga aktiviteti i bashkëshortes si notere.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet e shpeshta në shitjen e makinave si dhe të kursimeve të gjendjes cash.

Subjekti Durim Bedini, në deklarimin Para Fillimit të Detyrës deklaron se disponon një autoveturë me vlerë 400,000 lekë dhuratë. Në vitet në vijim vihen re transaksione të shpeshta shitblerje të autoveturave.

Në vitin 2007 subjekti deklaron “”këmbyer 13,000 euro, 3,000 paund, 4,500 usd” – nuk është e qartë nëse ky transaksion është realizuar brenda apo jashtë sistemit bankar.

Në lidhje me lëvizjet e cash-it, në më të shumtën e rasteve kur deklarohet hapje e depozite bankare me burim nga të ardhurat nga puna, mungon informacioni nëse janë prekur(pakësuar) likuiditetet gjendje të një viti më parë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *