Gjyqtari Kastriot Gramshi | Foto: BIRN/ Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Vendi

Kastriot Gramshi jep shpjegime për të ardhurat e babait dhe ato në SHBA

Gjyqtari i Tiranës, Kastriot Gramshi u përball të martën më 15 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për balancat negative të konstatuara në krijimin e pasurive si pasojë e moskonsiderimit të të ardhurave nga  aktiviteti tregtar i babait para fillimit të detyrës, si dhe […]

Prokurorja Anita Jella pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi të martën në detyrë kryetaren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Anita Jella. Trupa gjykuese e KPA-së u kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo. Prokurorja Anita Jella u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit […]

Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta
Analiza KPA Veting

KPA i rrëzoi të gjitha pretendimet e Anila Galanxhit ndaj vendimit të Komisionit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar të gjitha pretendimet e ish-prokurores Anila Galanxhi (Pappa) të ngritura në ankimin e saj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që për shkak të dorëheqjes së saj ndëpreru procesin e rivlerësimit, si dhe i ndaloi riemërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve […]

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Shkodër, Ermira Dedja pasi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Foto:BIRN
Analiza KPK Veting

Pasaktësitë në deklarimin e pasurisë penalizuan gjyqtaren Ermira Dedja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 12 janar të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Ermira Dedja pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë të burimeve të një apartamenti dhe një autoveture, si dhe ka rezultuar në pamundësi financiare për krijimin e tyre. Të ardhurat e përfituara në disa vite nga […]

Ish-kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu pas seancës dëgjimore të KPK-së. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza Korrupsioni KPA

Isuf Shehu nuk arriti të kundërshtojë në KPA balancat negative

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 15 nëntor 2021 të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Kukësit Isuf Shehu, pasi i gjeti të pabazuara pjesën më të madhe të shkaqeve të ankimit të ngritura prej këtij subjekti rivlerësimi – që në […]