Prokurorja Anita Jella pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi të martën në detyrë kryetaren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Anita Jella.

Trupa gjykuese e KPA-së u kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Prokurorja Anita Jella u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë çështjen me arsyetimin se ajo duhej të shkarkohej për mangësi në deklarimin e pasurisë dhe probleme të profesionalizmit.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *