Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj. Rivlerësimi kalimtar i prokurorit Mulaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatire Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë hetimit paraprak KPK konstatoi pamundësi financiare të familjes së prokurorit […]
Author: Edmond Hoxhaj
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën me parashtrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa lidhur me ankimin kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Apelit Durrës, Ludovik Dodaj, si dhe me kërkesën e tij për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit për probleme të […]
Elona Alvora konfirmohet në detyrë
Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për konfirmimin në detyrë prokurores së Vlorës, Elona Alvora. Vendimi për konfirmimin e Alvorës u mor në mënyrë unanime, ndërkohë që Komisioni vendosi të transferojë për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të verifikuara nga subjekti i rivlerësimit. Procesi i […]
KPK u nda në vlerësimin e pasurisë së prokurores Eriselda Bala
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash më 7 prill 2022 të largojë nga detyra prokuroren e Tiranës, Eriselda Bala për problemet në kriterin pasurisë. Ndërkohë, Bala u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Shumica e përbërë nga kryesuesja Suela Zhegu dhe anëtarja Firdes Shuli arritën në përfundimin se prokurorja Bala […]
Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun
Seanca dëgjimore publike në funksion të procesit të vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu e përcaktuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për t’u zhvilluar të hënën më 6 qershor u shty, pas një kërkese të përfaqësueses ligjore të subjektit të rivlerësimit. Kur kryesuesi i trupës së KPK-së, Roland Ilia çeli seancën, gjyqtari […]
KPA mbyll hetimin gjyqësor për ankimin ndaj konfirmimit të Rilinda Selimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 6 qershor të mbylli hetimin gjyqësor lidhur me ankimin e institucionit të Komisionerëve Publikë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Rilinda Selimi. Mbyllja e shqyrtimit gjyqësor u vendos pasi trupa e […]






