Prokurorja Elona Alvora pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Elona Alvora konfirmohet në detyrë

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për konfirmimin në detyrë prokurores së Vlorës, Elona Alvora. Vendimi për konfirmimin e Alvorës u mor në mënyrë unanime, ndërkohë që Komisioni vendosi të transferojë për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të verifikuara nga subjekti i rivlerësimit.

Procesi i vetingut për prokuroren Elona Alvora u krye nga trupa e KPK e kryesuar Panela Qirko, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Xhensila Pine.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 31 maj, Alvora u përball me gjetjet për deklarime të kundërta lidhur me vendbanimin, si dhe për zvarritje të hetimeve dhe rrëzimin e vendimmarrjeve të saj nga gjykata.

Elona Alvora përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku vazhdon ta kryejë detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *