Bazuar në rekomandimin dhe gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM lidhur me procesin e vetingut të prokurorit të Tiranës, Gjon Kodra, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ushtruar ankim dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Ballhysa e cilëson të pabazuar dhe të padrejtë vendimin e Komisionit […]
Author: Edmond Hoxhaj
KPA pezullon nga detyra gjyqtarin Ardian Hajdari
Mbledhja e Gjyqtarëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA ka vendosur të hënën më 7 shkurt të pezullojë nga detyra anëtarin Ardian Hajdari. Ky fakt u bë i ditur të martën në çeljen e seancës publike që ka të bëjë me ankimin e gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit Për Krime të Rënda, Dhurata Haveri […]
KPA dëgjon konkluzionet në çështjen e Anita Jellës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për çështjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik Darjel Sina ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, si dhe dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve në këtë proces rivlerësimi. Sina deklaroi se u qëndronte […]
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ka ankimuar si të pabazuar në ligj vendimin e Komisionit të Pavarur i Kuafikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, duke konkluduar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. KPK vendosi më 3 dhjetor 2021 të konfirmojë në […]
‘Cënon sigurinë kombëtare’; KPK bën padi për mbajtjen sekret të donatorit
Përmes një kërkesë-padie, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit këmbëngul të mbajë të fshehtë emrin e sponsorit privat të aktivitetit që zhvilloi në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë me argumentin se bërja publike cenon sigurinë kombëtare, procesin e vetingut si dhe imazhin e KPK-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Huaja e marrë nga Tereza Merkaj nga një i panjohur, nuk e vlerësua nga KPK si hua
Gjyqtarja Tereza Merkaj u konfirmua në detyrë më 15 dhjetor 2021, pasi u vlerësua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK se kishte arritur nivel të besueshëm në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin. Riçelja e hetimit pas seancës dëgjimore të zhvilluar më 13 dhjetor për gjetjet lidhur […]






