Kolegji i Posaçëm i Apelimit administroi si prova aktet e dërguara prej institucioneve dhe dokumentet e dorëzua nga subjekti në funksion të kërkesës së Komisionerit Publik për hetimin e aktivitetit tregëtar të bashkëshortit dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për prokuroren Lindita Ziguri Male.
Author: Edmond Hoxhaj
Shtyhet seanca për gjyqtarin Rexhep Karaj, njoftoi se ishte sëmurë
Seanca dëgjimore për Gjyqtarin e Matit, Rexhep Karaj u shty për shkak të njoftimit të tij se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për arsye shëndetësore. Për shkaqe të ngjashme u shty një ditë më parë shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj tij në KLGJ.
Lorenc Mërkuri u gjet me probleme në të tre kriteret
Shumica e trupit gjykues të Komisionit konstaton se prokurori i Sarandës Lorenc Mërkuri kreu deklarim të rremë për pasurinë dhe se është i papërshtatshëm për profesionalizmin. Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj në pakicë vlerëson se Mërkuri nuk ka kryer deklarim të rremë për një apartament për të cilin shumica konkludon se subjekti ndryshoi faktet, […]
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen e Sokol Ngresit
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ngritura në ankim për pasurinë dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Sokol Ngresi, ndërsa ky i fundit pretendoi se kishte sqaruar çdo pikëpyetje për pasurinë.
KPA lë në fuqi shkarkimin e Isuf Shehut
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu.
Gjyqtarja Kapedani i kërkon KPK-së që të mos vlerësojë videot në TikTok
Gjyqtarja e pezulluar e Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime për shitjen e një kamioni nga bashkëjetuesi si dhe disa denoncime, por pretendoi se kompetenca për vlerësimin e videove në TikTok ishte e KLGJ-së dhe jo e vetingut.






