Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të transferojë për inspektim dy çështje të hetuara nga prokurori Gjon Fusha në vitet 2015 dhe 2019.
Author: Vladimir Karaj
Vendimi i Apelit për Luan Dacin; fshehja e masës disiplinore nuk është falsifikim
Në vendimin për shfuqizimin e masës së sigurisë ‘pezullim nga detyra’ të gjyqtarit Luan Daci; Gjykata e Posaçme e Apelit shprehet se fakti që gjatë aplikimit në Kuvend ai ka gënjyer për një masë disiplinore nuk përbën vepër penale.
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri përballet me vetingun
Procesi i rivlerësimit të gjyqtares Edlira Petri u shtri edhe tek pasuritë e bashkëshortit të saj, Sokol Sadushi –anëtar i Gjykatës së Lartë –për të cilat u konstatuan disa probleme. Petri vlerësoi procesin dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Etleva Deda përballet me vetingun
KPK identifikoi një balancë negative prej 379 mijë lekësh për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vlerën 92 mijë euro, ndërkohë që gjyqtarja mori vlerësim pozitiv për figurën dhe profesionalizmin.
Apelohet në Kolegj pushimi i vetingut për një ish-inspektor
Komisioneri Darjel Sina vlerëson se Komisioni e ka marrë vendimin pa identifikuar rrethanat ligjore dhe faktet mbi të cilat ka ndëprerë procesin e rivlerësimit për ish-inspektorin e KLD-së, Pirro Samara.
Gjyqtarja Miranda Andoni përballet pa probleme me vetingun
Gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andoni u ballafaqua me hetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prej nga rezultuan balanca negative në vlera të vogla. Ajo vlerësoi procesin dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.