Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Aurel Celibashi u përball pa probleme me procesin e rivlerësimit kalimtar të martën më 26 mars, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Ai mori vlerësim pozitiv në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe për profesionalizmin. […]
Author: Edmond Hoxhaj
Prokurori Milan Laskaj jep shpjegime për blerjen e një apartamenti
Prokurori Milan Laskaj i Prokurorisë së Tiranës u përball të hënën më 25 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për bilancet negative në kriterin e pasurisë dhe dyshimet për fshehjen e një automjeti. Në seancë u relatuan gjithashtu gjetje në kriterin profesional, që i përkisnin më së […]
Prokurori Dritan Gripshi jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe profesionalizmit
Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u përball të hënën më 25 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati për rreth katër orë dha shpjegime për barrën e provës në kriterin e pasurisë lidhur me mungesën e burimeve dhe dyshimeve për veprime fiktive me qëllim justifikimin e burimeve të […]
KPK vlerëson se gjyqtari Avni Sejdi kreu deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë
Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, u shkarkua nga Komisioni i Pvarur i Kualifikimit, KPK më 19 janar 2024, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë. Komisioni konstatoi edhe cenim të indikatorit të etikës së magjistratit, por shumica e trupës së KPK e përbërë nga kryesuesi […]
Prokurori Olgert Rumnici konfirmohet në detyrë
Prokurori i Beratit, Olgert Rumnici u konfirmua në detyrë të enjten më 21 mars, pak orë pasi u përball në seancë dëgjimore me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur nuk u evidenuan probleme domthënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Vendimi për konfirmimin e Rumnicit u mor nga trupa e KPK e […]
Prokurorja Françeskina Lekani u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm dhe cënim të besimit
Prokurorja e Shkodrës, Françeskina Lekani u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 6 dhjetor 2023 për probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit. Sipas KPK, subjekti ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe se me shkeljet në ushtrimin e detyrës ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. […]






