Prokurori Artur Ismajlukaj pas seancës në KPA. Foto:BIRN
KPA Lajme

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Artur Ismajlukaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 2 prill vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj, duke i konsideruar të pamjaftueshme shkaqet e ngritura nga Komisionerja Publike, Irena Nino në ankim. Ismajlukaj u konfirmua në detyrë më 7 korrik 2023 pasi u përball me […]

Prokurori Hektor Mushi pas vendimit të KPK. Foto:BIRN
Analiza KPK

Prokurori Hektor Mushi u shkarkua për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit

Prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi u shkarkua nga detyra më 15 dhjetor 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Sipas KPK, Mushi ka fshehur pronësinë e një apartamenti dhe se gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë. […]

Aurel Celibashi pas vendimit të KPK. Foto: LSA.
KPK Lajme

KPK konfirmon ndihmësin ligjor, Aurel Celibashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 28 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Aurel Celibashi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë seancës […]

Ndihmësi ligjor Ervin Aliu gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësi ligjor Ervin Aliu përballet me vetingun

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit Adminsitrativ, Ervin Aliu u përball të mërkurën më 27 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për gjetje në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit. Ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i rivlerësimit për Aliun po kryhet […]

Prokurori Arian Muçaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Arian Muçaj përballet me vetingun

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Arian Muçaj u përball të martën më 26 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizimit. Muçaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për prokurorin Muçaj po kryhet […]