Jurida Bajraktari pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e Jurida Bajraktarit

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të vendosë shkarkimin nga detyre të Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit, pasi sipas tij në një vlerësim tërësor të çështjes siubjekti ka cënuar besimin e publikut te drejtësia. “Në vlerësimin tërësor të procedurave, të lidhura në rastin konkret me kontrollin e […]

Prokurori Kujtim Bashaj gjatë seancës dëgjimore. Foto: Vkladimir Karaj.
KPK Lajme

Prokurori Kujtim Bashaj u përball me barrë prove për bilancet negative

Prokurori Kujtim Bashaj, u përball të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një sërë pyetjesh të lidhura kryesisht me blerjen e një apartamenti në vitin 2005 dhe burimin e të ardhurave për këtë apartament. KPK që pas hetimit i ka kaluar Bashajt barrë prove për mbi 12 milionë lekë bilanc negativ, vuri po […]

Prokurori Elidon Hysenaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme

Prokurori Elidon Hysenaj përballet me vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të enjten seancën dëgjimore me prokurorin e Sarandës, Elidon Hysenaj. Seanca u fokusua kryesisht në dy gjetje mbi pasurinë e Hysenajt dhe disa dosje hetimore të ndjekura prej tij, të cilat ishin referuar nga Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar. Procesi ndaj Hysenaj u zhvillua nga një trupë […]

Prokurori Kujtim Luli në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Kujtim Luli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të hënën për disa orë kundërshtimet e prokurorit Kujtim Luli ndaj ankimit të Komisionerit Publik që kërkon prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra. Prokurori Luli foli gjatë në seancë, por kryesisht me intonacion të ulët dhe nuk u dëgjua qartë. […]

Prokurori Gjergji Tako pas konfirmimit nga KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon pas “riedukimit” prokurorin Gjergji Tako

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë të premten prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, pasi u njoh me rezultatet që ky i fundit arriti në Shkollën e Magjistraturës. Procesi i rivlerësimit për Takon u ndërpre në qershor 2022, pasi prokurori u gjet me probleme në aftësitë profesionale.  Pas problemeve të konstatuara, Komisioni vendosi të […]

Gjyqtari i Tiranës Adriatik Bocaj pas vendimit të konfirmimit. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Adriatik Bocaj

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Adriatik Bocaj u konfirmua në detyrë të premten nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu rivlerësimin e tij në të tri kriteret. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Bocaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjan. […]