Gjyqtari Dritan Caka pas vendimit nga KPK. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Dritan Caka

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka u konfirmua në detyrë të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore pa probleme. Caka iu nënshtrua procesit të rivlerësimit në të tri kriteret. Gjatë seancës dëgjimore Caka dha shpjegime për dy barra prove në kriterin e pasurisë dhe dy gjetje të tjera […]

Nga seanca dëgjimore për gjyqtarin Besnik Hoxha në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme

Gjyqtari Besnik Hoxha përballet me barrë prove në të tri kriteret e vetingut

Historia e komplikuar e një apartamenti në përdorim të gjyqtarit Besnik Hoxha dhe transaksionet me të, dukeshin sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të dyshimta. Gjatë një seance të gjatë dëgjimore në KPK, ku gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha nuk ishte i pranishëm për arsye shëndetësore, avokatja e tij Antoneta Sevdari iu përgjigj një sërë […]

Gjyqtarja Irena Brahimi pas seancës në KPA. Foto:Vladimir Karaj.
KPA Lajme

KPA riçel hetimin për gjyqtaren e Apelit, Irena Brahimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten parashtrimet e palëve në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit të Përgjithshëm, Irena Brahimi, konfirmimi i të cilës në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2020 është ankimuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa. Në seancë, Ballhysa tha se Komisioneri kërkonte rihetim të çështjes duke e […]

Prokurori Sokol Malaj (djathtas) dhe avokati i tij, Julian Mërtiri pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme

Biznesi i Sokol Malajt në transportin e naftës vë në pikëpyetje karrierën si prokuror

Zotërimi i aksioneve në një kompani të transportit të naftës nga prokurori Sokol Malaj u debatua gjatë të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. KPK në gjetjet e saj, në raportin e lexuar nga relatorja Brunilda Bekteshi, theksoi se dukej sikur Malaj “ka vepruar në papajtueshmëri me detyrën e prokurorit”. KPK i kishte kaluar […]