Prokurori i Lezhës, Ylli Pjetërnikaj u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një raport sipas së cilit atij i ishte kaluar barrë prove për të shpjeguar burimin e një investimi prej 8.5 milionë lekësh në një shtëpi në një fshat të Tropojës. Komisioni vuri në dukje se pasuria pretendohej e ngritur […]
Author: Edmond Hoxhaj
KPK shkarkon me shumicë votash gjyqtarin Taulant Tafa
Gjyqtari Taulant Tafa i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan u shkarkua të hënën me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu rivlerësimin e tij. Tafa, ndaj të cilit u zhvilluan dy seanca dëgjimore, nuk qe i pranishëm gjatë shpalljes që u ndoq nga mbrojtësi i tij Rezart Kthupi. […]
KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren Fahrije Stringa
Gjyqtarja Fahrije Stringa Budo e Gjykatës së Tiranës e priti me lot dhe emocioni njoftimin e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se ishte konfirmuar në detyrë. Stringa, njoftimi i vendimit i të cilës u dha të enjten, ishte përballur të martën më 11 prill 2023 gjatë seancës dëgjimore me një sërë pyetjesh dhe […]
Komisioneri Publik kërkon në KPA ndalim 15-vjeçar për prokurorin Besnik Cengu
Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Komisioneri Publik, paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ankimin ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin Besnik Cengu. Komisionerja Irena Nino thotë se i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të ndryshojë vendimin e KPK dhe të vendosë veç ndërprerjes së […]
ONM rekomandon ankimin e konfirmimit të gjyqtarit Erarbër Madhi
Vëzhguesit ndërkombëtarë në një rekomandim për Komisionerin Publik ngrenë dyshime se pasuria e deklaruar si e trashëguar nga nëna e gjyqtarit Erarbër Madhi, një apartament dhe një sasi parash në bono thesari, mund të jenë pasuri e fshehur e gjyqtarit. Rekomandimi që u bë publik të enjten nga zyra e Komisionerit vë në dukje se […]
Kolegji shkarkon nga detyra gjyqtarin Kastriot Gramshi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten vendimin për çështjen ndaj gjyqtarit Kastriot Gramshi. Trupa e KPA e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Sokol Çomo dhe Mimoza Tasi, njoftoi se pas shqyrtimit të pretendimeve të ngritura në ankimin e Komisionerit Publik, i gjeti këto të drejta ndërsa […]






