Prokurori Sokol Malaj dhe avokati Julian Mërtiri pas seancës së njoftimit të vendimit. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon prokurorin Sokol Malaj

Prokurori i Tiranës Sokol Malaj u shkarkua të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi për Malajn u mor pas një seance dëgjimore në të cilën Komisioni vuri në dukje se atij i ishte kaluar barrë prove për zotërimi i aksioneve në një kompani të transportit të naftës. Në seancë  dëgjimore u tha se dukej sikur Malaj “ka vepruar në papajtueshmëri me detyrën e prokurorit”.

KPK i kishte kaluar barrë prove prokurorit sa i përket dyshimeve se ai kishte qenë në shkelje të ligjit “Për prokurorinë” deri në vitin 2016 dhe më pas në shkelje të ligjit 96/2016 për “Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe me Kushtetutën.

Malaj dhe avokati i tij, Julian Mërtiri e kundërshtuan gjetjet në seancën dëgjimore.

Trupa që hetoi rastin kryesohej nga Pamela Qirko, me anëtar Roland Ilia dhe relatore Brunilda Bekteshin. Vëzhguese e operacionit ndërkombëtar në seancë ishte Elka Ermenkova.

Sokol Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si prokuror i Krimeve të Rënda. Në vitin 2007, ai u emërua drejtues i Prokurorisë së Vlorës, ndërsa në vitet 2010-2012 ka ushtruar funksionin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës. Prej vitit 2012, Malaj punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *