Trupa e KPK gjatë njoftimit të vendimit për gjyqtarin Petraq Çuri. Foto:Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon gjyqtarin Petraq Çuri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit Petraq Çuri, pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë. Çuri nuk ishte i pranishëm në seancë gjatë shpalljes së vendimit që u lexua nga kryesuesi i trupës nga Roland Ilia, veç Ilias në trupë ishte relatorja Genta Tafa Bungo dhe anëtarja Suela Zhegu. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Gjyqtari Petraq Çuri i Gjykatës së Durrësit u përball  më 10 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative në vlera të mëdha para fillimit të detyrës kur ai ushtronte detyrën e avokatit, si dhe gjatë periudhës kur ka ushtruar funksionin. Po ashtu, u vërejt se nuk kishte qenë krejtësisht bashkëpunues gjatë hetimit administrativ. Çuri pretendoi se kishte përmbysur barrat kërkoi riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjerë të rivlerësimit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Petraq Çuri e ka nisur karrierën si avokat në vitin 1993 dhe ka punuar në këtë profesion deri në 2010-ën, kur u emërua gjyqtar. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin e gjyqtarit në gjykatën e rrethit Durrës.

Në vitin 2017, Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisi një hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çuri, pas vendimit të tij të diskutueshëm për lirimin nga “masa e arrestit” të Alket Hatisë, i kërkuar asokohe nga Italia për akuzën e trafikut të drogës. Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, por kërkesa u rrëzua nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *