Gjyqtarja Enkeleda Kapedani pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Lajme

KLGJ sanksionon me 6 muaj pezullim dhe ulje rroge gjyqtaren Enkeleda Kapedani

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Enekeleda Kapedani ka arritur një marrëveshje me Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, i cili kishte iniciuar ndaj saj një procedim disiplinor për diskreditim të rëndë të figurës së gjyqtarit, pas publikimit të disa materialeve video në rrjetin social Tik Tok.

“ILD vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara, pasi magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj si dhe ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka qenë pengesë lidhur me vazhdimin e hetimeve, apo vënien në dispozicion të ILD  të mjeteve apo informacionit,” deklaroi Inspektoriati në një komunikim për median.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Në maj 2021, ndërsa mbante detyrën e nënkryetares së Gjykatës së Elbasanit, Kapedani u vendos në fokus të mediave dhe institucioneve të drejtësisë për shkak të publikimit të videove, ku ajo shfaqet ndër të tjera duke bërë paradë në ambientet e gjykatës nën tingujt e këngës “Mafia” të Don Xhonit. Në video të tjera ajo shfaqet duke filmuar veten teska drejtonte makinën.

Gjyqtarja Kapedani është gjithashtu në proces rivlerësimi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku hetimi administrativ ndaj saj është rihapur pas seacës dëgjimore që u mbjat në nëntor 2011, ku magjistratja dha shpjegime për pasurinë e saj dhe atë të personave të lidhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *