Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Tiranës Valdete Hoxha. Kryesuesja e trupës, gjyqtarja Albana Shtylla, lexoi se pas hetimit në Kolegj shumica kishte rënë dakord se shkaqet e ankimit të Komisionerit […]
Author: Edmond Hoxhaj
Prokurorja Ervisa Hyka përballet pa probleme me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore me prokuroren e Fierit Erisa Hyka. Gjatë relatimit KPK vuri në dukje se prokurores nuk i ishin gjetur probleme në asnjë nga tre kriteret edhe pse Komisioni kishte kërkuar asaj shpjegime për tre denoncime dhe njërën prej dosjeve të shortuara. Procesi i saj i vetingut […]
KPK gjen me bilanc negativ prokurorin e Korçës, Edmond Shytko
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të premten një seancë të gjatë dëgjimore me prokurorin e Korçës, Edmond Shytko. Shytko ishte hetuar për të tre kriteret, por iu kalua barrë prove për pasurinë dhe profesionalizmin. Sipas KPK në një analizë përfundimtare, prokurori rezultonte me një bilanc negativ prej 5.4 milion lekësh, që kryesisht ndikohej nga […]
KPA prish vendimin e KPK për gjyqtaren Entela Shedula
Gjyqtarja e Gjykatës së Kavajës do të rihetohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kriterin e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, ndërsa vendimi i KPK që e shkarkonte atë nga detyra për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë u prish të enjten nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Vendimi për Shedulën është ndër rastet e […]
KPA kthen në detyrë gjyqtarin Ardit Mustafaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën se kishte vendosur rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme Ardit Mustafaj. Shumica në KPA arsyetoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit ishte marrë “në vlerësim jo të saktë të faktit”. Trupa gjyqësore e udhëhequr nga Alban Shylla, me […]
Kolegji dëgjon pretendimet e gjyqtares Entela Shedula ndaj vendimit të KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të mërkurën si prova të reja, gjatë shqyrtimit të ankimit të gjyqtares Entela Shedula, dy vendime gjykate që detyronin kompanitë në të cilat kishte punuar bashkëshorti të paguanin sigurimet shoqërore dhe tatimet mbi të ardhurat. KPA po ashtu dëgjoi pretendimet e gjyqtares e cila i kërkoi Kolegjit të prishë […]





