Gjyqtari Dritan Banushi pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme Veting

Kolegji dëgjon konkluzionet në çështjen e gjyqtarit Dritan Banushi

Seanca e së premtes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ndaj drejtuesit të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi u duk si një përsëritje e dy seancave të para. Ndërsa lexuan qëndrimet përfundimtare, Komisionerja Publike, Irena Nino dhe Banushi e avokati i tij, Viktor Gumi, u qëndruan argumenteve të dhëna më herët. “Komisioneri Publik […]

Lajme

KPK konfirmon prokurorin Bledar Bejko

Prokurori i Durrësit Bledar Bejko u konfirmua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u mor pas dy seancave dëgjimore dhe hetimeve në të tri kriteret e rivlerësimit. Trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komicin, njoftoi se Bejko ishte konfirmuar në detyrë. Prokurori iu nënshtruar dy […]

Prokurori Bledar Bejko pas vendimit për riçeljen e hetimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Bledar Bejko jep shpjegime për transaksionet bankare të familjarëve

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën e dytë dëgjimore me prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko, pasi kishte njoftuar më 4 prill riçeljen e hetimit administrativ për të. Brunilda Bekteshi, relatore e trupës së kryesuar nga Pamela Qirko, me anëtar Olsi Komicin, lexoi se KPK kishte hetuar ndër të tjera disa transaksione të […]

Rilinda Selimi në KPA | Foto : BIRN/ Vladimir Karaj
KPA Lajme Veting

‘Para konfirmimit zgjedh familjen’, gjyqtarja Rilinda Selimi mbrohet në KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten parashtrimet e gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Rilinda Selimi, në çështjen e ngritur pas ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit të saj prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Selimi kundërshtoi në mbrojtjen e saj kërkesën e Komisionerit Publik për të rihetuar pasurinë e saj, kundërshtoi konsiderimin […]

Trupa e KPK-së gjatë seancës për prokuroren Elveta Murra. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Elveta Murra përballet me barrë prove për bilanc negativ prej 14 milionë lekësh

Ndryshe nga sa është e zakonshme në seancat dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku palët zakonisht debatojnë mbi barrën e provës, në seancën e të enjtes avokati i prokurores Elveta Murra pranoi një pjesë të problemeve që rrezikojnë karrierën e klientes së tij. Avokati Koçi Mato i tha Komisionit se subjekti i mbrojtur […]

Trupa e KPK për çështjen ndaj prokurores Esmeralda Ndoci. Foto:Vladimir Karaj/BIRN.
KPK Veting

KPK dëgjon pretendimet e ish-prokurores Esmeralda Ndoci

Pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga sistemi i drejtësisë në mars të këtij viti, prokurorja e Shkodrës Esmeralda Ndoci ngriti të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit një sërë pretendimesh për procesin e saj të rivlerësimit. Relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi, pjesë e trupës së kryesuar nga Pamela Qirko me anëtare […]