Moshetimi i një rasti kërcënimi ndaj disa zyrtarëve në Laç, mosveprimi në hetimet e rastit të 12 tonëve hashash të kapura në Përmet dhe pikëpyetjet mbi pasurinë shtynë Komisionerin Publik të apelojë vendimin e KPK ndaj Besim Hajdarmatajt.
Author: Edmond Hoxhaj
Konfirmohet me shumicë votash nga KPK, gjyqtari Astrit Kalaja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi me shumicë votash dhe dërgoi për procedim disiplinorë gjyqtarin e Apelit Shkodër Astrit Kalaja.
Shkarkohet nga KPK, prokurori i Apelit Edmond Hyka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shkarkimin e prokurorit të Apelit të Tiranës Edmond Hyka, pasi gjeti atë me probleme të pasurisë.
Gjyqtari Astrit Kalaja përballet në KPK me pikëpyetje në të tri kriteret
Komisioni i Pavarur i Kualfikimit vuri në dukje se gjyqtari i Apelit të Shkodrës kishte mungesë burimesh në vlerën e 2.8 milionë lekëve si dhe probleme me figurën. Astrit Kalaja mohoi akuzat dhe kërkoi të konfirmohej në detyrë.
Kontaktet me të akuzuarin për trafik droge dogjën karrierën e Përparim Kullurit
Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri ngeli në filtrat e vetingut për shkak të kontakteve me një të dënuar për trafik narkotikësh, përfitimin e një dëmshpërblimi me të dhëna të pavërteta dhe mos-hetimin e akuzave për korrupsion ndaj një prokuroreje të Matit.
Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje kalimin e barrës së provës sa i përket pasurisë së Prokurorit të Krimeve të Rënda Anton Martini, njëkohësisht kandidat për SPAK. Ky i fundit cilësoi hetimin korrekt, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.






