Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje disa probleme të pasurisë gjatë seancës ndaj prokurorit e Lezhës Simon Pashuku. Pashuku kërkoi rihapjen e hetimit në dy kriteret e tjera.
Author: Edmond Hoxhaj
Gjykatësi Arben Vrioni, lojë me KPK si “macja me miun”
Gjykatësi i Apelit Durrës Arben Vrioni shfrytëzoi të gjitha “kartat” për të shtyrë seancën dëgjimore, ndërsa Komisioni u përpoq 3 herë pa sukses të fillonte leximin e relacionit.
Tre versionet për blerjen e një apartamenti penalizuan Luan Hasnezirin
Gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, i shkarkuar nga KPK, dha versione të ndryshme mbi blerjen e një shtëpie, ndërsa iu gjetën probleme në deklarimin e gjendjes cash. KPK rrëzoi pretendimet e DSIK-së lidhur me mosdeklarimin e refuzimit të vizës amerikane.
Prokurori dha dorëheqjen ditën që i dorëzuan rezultatet e hetimit
Vendimi i zbardhur i KPK-së tregon se prokurori i Krimeve të Rënda Njazi Seferi dha dorëheqjen në të njëjtën ditë kur iu kalua edhe barra e provës në të tre kriteret.
KPA dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj gjyqtarit Besnik Muçi
Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë. Muçi këmbënguli që kishte arritur nivel të besueshëm të pasurisë dhe e akuzoi komisionerin se ishte me dy standarde.
Gjyqtari Arjan Balliu përballet në KPK me akuza për deklarim të rremë e konflikt interesi
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie e deklarim të rremë. Balliu kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi rivlerësim në të 3 kriteret.






