Vendimi i zbardhur tregon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i njohu si të ligjshme të ardhurat e bashkëshortit të prokurores, për të cilat nuk ishin paguar pjesërisht taksat – duke deklaruar se këto të fundit ishin përgjegjësi e punëdhënësit, në kontradiktë me precedentin e vendosur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Analiza
Raportet e DSIK për “krim dhe korrupsion” u përjashtuan nga vetingu
Vendimet e trupave të vetingut për t’i mbyllur hetimet vetëm mbi kriterin e pasurisë mënjanuan nga shqyrtimi gjyqësor një duzinë raportimesh për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar-praktikë kjo e kritikuar nga ekspertët e reformës në drejtësi.
Ulja e dënimit për vrasjen e dyfishtë, shkarkoi gjyqtarin Alfred Gjoni
Zbutja e dënimit ndaj të pandehurit Gentian Doda – gjyqi i të cilit në Apel çoi në burg për korrupsion gjykatësin Shkëlqim Miri, ishte pjesë e barrës së provës së KPK-së që solli shkarkimin e kreut të Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni.
Kandidatja për Gjykatën Kushtetuese bindi KPK-në për pasurinë
Vendimi i zbardhur i konfirmimit në detyrë të këshilltares ligjore, Elsa Toska tregon se pasaktësitë në deklarimet periodike të pasurisë nuk cënonin ligjshmërinë e burimeve financiare, duke përmbysur edhe raportin negative të ILDKPKI.
Kolegji cënoi besimin te drejtësia me shkarkimin e Antoneta Sevdarit
Vendimi për shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari është cinik, nuk mbështetet në frymën e reformës në drejtësi dhe zhyt në pasiguri ata pak gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar në vend.
Vendimi i zbardhur, Binaj rrëzoi gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Vlorës Altin Binaj u konfirmua nga KPK, ndërsa në vendimin e zbardhur rezulton se ai ia doli të rrëzoi gjetjet e hetimit administrativ.






