Mosjustifikimi i kursimeve të bashkëshortes dhe problemet me dy hetime, penalizuan para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit prokurorin Elsion Sadiku, i cili u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cënim të besimit te drejtësia.
Analiza
Vendimi i KPK për Xhezair Zaganjorin: Ka kryer “evazion tatimor të ligjshëm”
Vendimi i argumentuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konstaton mospërputhje mes deklaratave, një kontratë fiktive apo të ardhura nga qiratë për të cilat nuk ishte paguar tatim, por thekson se kryetari i Gjykatës së Lartë kishte shfrytëzuar boshllëqet ligjore pa shkelur ligjin, duke e konfirmuar në detyrë.
Nipi sekser dhe pasuria e vajzës i dhanë fund karrierës së gjyqtarit Gani Dizdari
Sipas vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari u shkarkua për shkak të kontakteve të papërshtatshme me nipin e tij të dënuar si sekser, si dhe për mos justifikimin e pasurisë nga personat e lidhur.
Kolegji i Apelimit: Shkarkimi i ish-gjykatësit Trezhnjeva “i drejtë në thelb”
Kolegji i Apelimit konfirmoi vendimin e KPK-së kundër ish-gjyqtarit Besim Trezhnjeva, duke u shprehur se faktet tregonin se pasuria e tij ishte dukshëm më të madhe se pasuria e ligjshme.
Dënime dhe dhurata të padeklaruara, Admir Thanza u rrëzua në të tre kriteret
Sipas vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza bëri deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, bëri deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit, kishte kontakte të papërshtatshme dhe fshehu dhurata nga palë të cilat i kishte gjykuar.
Vendimi i zbardhur i KPK, mosdeklarimet penalizuan gjyqtarin Artan Zeneli
Mosdeklarimi i heqjes të vizës nga ambasada e SHBA, mosdeklarimi i huave nga persona të ndryshëm dhe problemet me blerjet e pasurive të paluajtshme, sollën shkarkimin me shumicë nga KPK të anëtarit të Gjykatës së Lartë Artan Zeneli. Një nga anëtaret e trupës gjykuese u shpreh kundër dhe kërkoi që për Zenelin të shqyrtohej edhe […]






