Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ekspozon një mori kërkesash të prokurores Rovena Gashi gjatë procesit të rivlerësimit, të cilat u konsideruan si përpjekje për të penguar vetingun. Vendimi për shkarkimin e prokurores u bazua te kontradiktat mes kontratave noteriale dhe deklarimeve të saj për dy apartamentet në pronësi.
Analiza
Dokumentet sekrete për “miqësi” me krimin çuan në shkarkimin e Shkëlzen Selimit
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi iu provuan një sërë kontaktesh me persona të proceduar dhe të dënuar si pjesë e trafikut të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Selimi u mbrojt duke thënë se nuk kishte pasur dijeni për akuzat ndaj të njohurve të tij […]
“Të metat profesionale” ndanë anëtarët e KPK për gjyqtarin Gentian Medja
Të metat profesionale që u gjetën në dosjet e shqyrtuara nga gjykatësi Gentian Medja e ndanë KPK-në. Shumica vendosi konfirmimin e tij, por një nga anëtarët e cilësoi atë “të dobët” dhe kërkoi shkarkimin. Edhe ONM ka kërkuar apelim të vendimit.
Shkarkimi i Tom Ndrecës, për pasuritë e padeklaruara dhe fshehjen e hetimit të kunatit
Dy raportet pozitive të ILDKPKI dhe DSIK për anëtarin e Gjykatës së Lartë u përmbysën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili vendosi shkarkimin e Ndrecës për deklarime të pamjaftueshme dhe të pasakta të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.
Praktika e KPK: Arsyet që çuan në shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Vendimet e zbardhura të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregojnë se “deklarimi i pamjaftueshëm” mbështet të gjitha shkarkimet, shoqëruar me “cenimin e besimit te drejtësia” dhe në më pak raste, zotërimin e dyfishit të pasurisë së ligjshme.
Kërkesa për inspektim e masë disiplinore ndaj prokurorit Beluri, “ndau” KPK
Vendimi i zbardhur i KPK-së shpjegon se megjithëse unanime në konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Kostaq Beluri, trupa gjykuese u nda për pjesën e vendimit që e çon prokurorin për inspektim dhe masë disiplinore. Shumica e KPK-së cilësoi të paplotë hetimin e një çështje, ku i dyshuar ishte gjykatësi i shkarkuar […]





