Natën e 26 nëntorit 2020, Valbona* u shtang kur hapi derën e shtëpisë dhe pa një grup policësh, të cilët i thanë se ‘çuni është kapur me drogë’. Nënë e divorcuar e një djali 15-vjeçar, Valbona po përballej asokohe me orare të zgjatura në punë dhe me problemet e të birit me shkollën për shkak […]
Artikull kryesor !
Hije nepotizmi dhe konflikti interesi në ‘qeverinë e re’ të drejtësisë
Tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë akuzohen për ‘konflikt të rëndë interesi’ në vendimmarrjen e tyre për promovimin e prokurores Elisabeta Imeraj në mars të këtij viti, pasi kishin punësuar më parë familjarët e tyre në administratën e Prokurorisë së Tiranës. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në kohën e votimit […]
Historia e krimit shqiptar: Peng në zinxhirin e kokainës
Ka dy mënyra për të interpretuar faktin se sekuestrimet vjetore të ngarkesave me kokainë në Europë kanë shënuar rekord të njëpasnjëshëm përgjatë tre viteve të fundit: Ngarkesat rekord munden që, në njërën anë, të merren si provë që mbikëqyrja më e mirë dhe bashkëpunimi më i fortë ndërkombëtar po ndihmojnë agjencitë ligjzbatuese të luftojnë shkelësit […]
Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit
Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, pasi Landfilli i Sharrës raportohet se refuzoi të merrte për disa ditë mbetjet e qytetit bregdetar. Kjo situatë e përsëritur, e cila vjen në kohën kur Durrësi sapo hyri në sezon turistik pas dy vitesh të vështira të shënuara nga […]
Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në detyrë Luan Dacin
Vendimi i pezullimit nga detyra për anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci, i akuzuar për falsifikim dokumentesh u shfuqizua nga Gjykata e Posaçme e Apelit, duke e rikthyer atë sërish në detyrë.
Falsifikimi i së shkuarës: Si dështuan institucionet në verifikimin e Luan Dacit
Tre vjet pas zgjedhjes si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari Luan Daci u pezullua nga detyra me vendim gjykate të mërkurën, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve gjatë aplikimit të tij për postin e lartë në sistemin e ri të drejtësisë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK deklaroi […]






