Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda e pasurisë së deklaruar prej saj për vitet 2003-2017.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Vetingu djeg prokuroren Besa Nikëhasani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të premten nga fuksioni prokuroren e apelit Besa Nikëhasani, pasi procesi i rivlerësimit ka zbuluar se ajo nuk e justifikon pasurinë e saj të deklaruar me burime të ligjshme.
KPK akuzon prokuroren Besa Nikëhasani për deklarim të pasaktë dhe fshehje pasurie
Hetimi i Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit ka përmbysur vlerësimin e ILDKPKI-së se pasuria e prokurores Besa Nikëhasani- kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është i saktë dhe në përputhje me ligjin.
Skeda e pasurisë së deklaruar-Besa Nikëhasani-prokurore e Apelit Shkodër
Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar e Besa Nikëhasani –prokurore pranë Prokurorisë së Apelit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila do të përballet të martën me procesin e vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
KPK shkarkon gjyqtarin Besim Trezhnjeva, nuk justifikon pasurinë
Vendimi për Trezhnjevën u mor bazuar mbi kriterin e vlerësimit të pasurisë, i cili sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte i mjaftueshëm për ta shkarkuar. Avokati i gjykatësit tha se do të apelonte vendimin.
KPK akuzon gjykatësin Besim Trezhnjeva për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie
Raporti paraprak i lexuar në seancën dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se gjykatësi i Apelit të Durrësit dhe kandidati për Këshillin e Lartë Gjyqësor ka kryer fshehje pasurie dhe nuk e justifikon pasurinë e deklaruar. Avokati i gjykatësit pretendoi për pasaktësi llogaritje në raportin paraprak dhe mosmarrje në konsideratë të të ardhurave […]