Në vendimin e arsyetuar të shkarkimit të Kreshnik Omarit, Komisioni evidenton mungesa financiare në vlera të mëdha për justifikimin e pasurive të tij dhe të prindërve –për të cilat u ngritën dyshime se janë pasuri të fshehura të vetë subjektit.
Korrupsioni
Kolegji: Konfirmimi në KPK i Artan Madanit, i pabazuar në ligj dhe prova
Në vendimin e arsyetuar për shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se analiza financiare dhe konkluzionet e KPK-së për të ardhurat dhe dhuratat nga familjarët janë të pabazuara.
Prokurori Granit Shahu dha dorëheqjen 6 muaj pas nisjes së vetingut
Sipas vendimit të KPK-së, prokurori i Tiranës, Granit Shahu humbet të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Argumentet e KPK-së në vendimin e shkarkimit të Zegjine Sollakut
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku u hetua në veting për transaksione të padeklaruara, konflikt të mundshëm interesi dhe denoncimet nga publiku, por u penalizua në fund nga aritmetika e analizës së pasurisë.
KPK bëri një sy qorr ndaj pushimit të hetimeve për korrupsion nga kryeprokurori i Elbasanit
KPK arsyeton në vendimin e konfirmimit se dy vendime të prokurorit Kreshnik Ajazi për pushimin e hetimeve për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash – nga një kryebashkiak dhe një gjyqtar i Apelit të Vlorës, nuk ishin problematikë.
KPK rrëzon ‘notën verbale’ dhe vlerëson bashkëpunimin me ONM
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi përmes një deklarate ‘bashkëpunimin e frytshëm’ me ONM, si reagim ndaj ankesave të tre anëtarëve të vet kundër vëzhguesit të ONM-së, Theo Jacobs për çështjen e Imerajt.






