Vëzhguesit ndërkombëtarë e konsiderojnë të paqartë arsyetimin e KPK-së për aktivitetin privat të bashkëshortit të subjektit si dhe disa hua të marra –duke kërkuar që çështja të rivlerësohet në mënyrën e duhur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Korrupsioni
Gjyqtarja Alma Hicka rikthehet në KPK me të njëjtat probleme të pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit relatoi për së dyti mungesën e dokumentimit të të ardhurave të prindërve si dhe dyshimet për një rast të konfliktit të interesit, ndërkohë që kandidatja për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka kërkoi konfirmimin në detyrë.
Vendimi i KPK: Pelivan Malaj me mungesa të mëdha burimesh për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e prokurorit Pelivan Malaj, pasi gjeti mungesa të mëdha financiare, deklarime të rreme dhe dy raste konflikti që përbëjnë shkak për cenimin e besimit te sistemi i drejtësisë.
ONM: Elisabeta Imeraj ‘përgjoi’ ndërkombëtarët dhe ndërhyri në KPK
Në një seancë të paprecedentë që zgjati thuajse 8 orë, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs e akuzoi kryeprokuroren e Tiranës për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Enkelejda Metaliaj –Gjykata Administrative e Apelit
Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Elisabeta Imeraj –Prokuroria e Tiranës
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare e saj nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.