Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidedja do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Korrupsioni
Përballja e Besnik Canit me Kolegjin nis me shtyrje
Anëtari i KLP-së, Besnik Cani po përballet me kërkesën për shkarkim të Komisionerit Publik për kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit.
Vendimi i Kolegjit për Malajn la pa përgjigje akuzat për “prona të fshehura”
Me një proces të orientuar te rezultati, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj vetëm për pasuritë e deklaruara- ndërsa denoncimet dhe dyshimet për pasuri të fshehura u konsideruan të panevojshme për t’u analizuar.
Bixhozi si “ves i keq” ndan Kolegjin në çështjen e Artur Selmanit
Ankimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka lehtësuar pozitat e ish-prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani lidhur me përfshirjen në lotari si dhe masakrën e Çoles, por problemet me pasurinë e nxjerrin përfundimisht jashtë sistemit.
Kolegji: Ramadan Troci cënoi “të drejtën për jetë” të minatorëve të aksidentuar
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ritheksoi në vendimin për ish-prokurorin Ramadan Troci se hetimet e dobëta dhe shpesh të munguara të aksidenteve në minierë dhe ngarkimi me faj i viktimave ishin shkelje e të drejtave të njeriut. Ish-prokurori u penalizua edhe për ekspozimin me arrogancë të pasurive të fituara padrejtësisht.
Balanca negative prej 21 milionë lekësh i kushtoi karrierën gjyqtares Brunilda Malo
Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Brunilda Malo u shkarkua nga detyra për diferenca të mëdha negative, me burim kryesor pamundësinë për të vërtetuar të ardhurat e përfituara nga biznesi privat i bashkëshortit, sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së.