Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën të pezullojë nga detyra Jurida Bajraktarin – ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit – në mënyrë që ajo t’i nënshtrohet trajnimit 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Sipas trupës së kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Lulzim Hamitaj, vendimi për Bajraktarin do […]
KPK
Skeda e pasurisë së deklaruar –Alfred Sali – Prokuroria e Vlorës
Prokurori Alfred Sali i Prokurorisë së Rrethit Vlorë do të përballet të mërkurën më 20 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine. Alfred Sali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua […]
KPK ngre pikëpyetje mbi karrierën e ndihmëses ligjore
Veç relatimit dhe shpjegimeve me shkrim të dhëna në seancë, ndihmësja ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, me një sërë pyetjesh dhe komentesh në fund të seancës mbi pasaktësitë në deklarimin e pasurisë dhe mungesës në dukje të kualifikimit të saj për […]
Albert Meça kalon me sukses vetingun
Pas një séance dëgjimore pa telashe, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të hënën që gjyqtari Albert Meça të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë. Vendimi i konfirmimit u shpall nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Pamela Qirko. Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua më 14 korrik, […]
Prokurorja Elsa Kareçi konfirmohet në detyrë
Prokurorja e Tiranës, Elsa Kareçi e priti me emocione dhe lot vendimin e konfirmimit të saj në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të hënën. Vendimi u shpall nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegu. Procesi i vetingut për prokuroren Kareçi u fokusua kryesisht te pasuritë […]
Gjyqtari Albert Meça përballet me vetingun
Hetimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Albert Meça ishin fokusuar, siç doli në seancën e zhvilluar të enjten, në gjetjet në kriterin e pasurisë. Trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Pamela Qirko, vuri në dukje se gjyqtarit i ishte kërkuar që […]