Skeda e pasurisë së deklaruar –Alfred Sali – Prokuroria e Vlorës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Alfred Sali – Prokuroria e Vlorës

Prokurori Alfred Sali i Prokurorisë së Rrethit Vlorë do të përballet të mërkurën më 20 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Alfred Sali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Alfred Sali nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Vlorës, Alfred Sali.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Alfred Sali nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria e tij familjare kapte vlerën e 4.1 milionë lekëve.

Ai zotëron likujditete bankare prej 1.6 milionë lekësh, kursime në cash prej 1 milion lekësh si dhe një automjet me vlerë 400 mijë lekë. Sali deklaron gjithashtu një huadhënie prej gati 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.1 milionë lekë, nga të cilat 54% burojnë nga paga e subjektit të rivlerësimit, 5% nga paga e bashkëshortes dhe gati 41% kanë burime të ndryshme, mes së cilave dhe lojërat e fatit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” një huadhënie si dhe një vlerë të konsiderueshme të deklaruar me burim nga lojërat e fatit.

Në deklaratën Para Fillimit të Detyrës, subjekti Alfred Sali deklaron pjesë takuese në 26% të një apartamenti banimi, për të cilin nuk jep vlerë aseti. Ndërsa në vitin 2013, ai deklaron huadhënie në vlerë 1,000,000 lekë familjarëve për hapjen e një aktiviteti tregtar.

Në vitin 2014, subjekti deklaron të ardhura prej 79,027 Euro të fituara nga lojërat e fatit.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *