Ndihmësja ligjore, Jurida Bajraktari (djathtas) dhe avokatja e saj pas seancës në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Ndihmësja ligjore dërgohet për edukim në Magjistraturë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën të pezullojë nga detyra Jurida Bajraktarin – ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit – në mënyrë që ajo t’i nënshtrohet trajnimit 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Sipas trupës së kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Lulzim Hamitaj, vendimi për Bajraktarin do të shpallet pas përfundimit të trajnimit.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 18 korrik, trupa e KPK-së ngriti dyshime për procedurat e punësimit të Bajraktarit në Gjykatën Administrative të Apelit për shkak të mosplotësimit të kriterit të vjetërsisë në punë.

Relatorja po ashtu vuri në dukje se edhe testimi në Shkollën e Magjistraturës kishte prodhurar të dhëna mikse. Sipas saj, Bajraktari kishte marrë vetëm 40 pikë në testimin e parë nga 100 të mundshme dhe 132 në testimin e dytë. Ajo tha se nga pikët e marra rezultonte se ajo nuk kishte marrë 60 për qind të pikëve të kërkuara.

Bajraktari tha përmes avokates së saj se kishte pasur ngarkesë pune të plotë dhe se e plotësonte kriterin e vjetërsisë. Në fund të seancës, Bajraktari kërkoi konfirmimin në detyrë.

Shënim: Shkrimi u korrigjua për të saktësuar se anëtar i trupës së KPK në seancë ishte Lulzim Hamitaj dhe jo Pamela Qirko. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *