Seanca për prokurorin Kasëm Berberi. Foto: BIRN
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Veting

Prokurori Kasëm Berberi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 17 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Kasëm Berberi. Vendimi u dha nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Gjatë seancës dëgjimore më 10 mars 2023, Berberi u përball pa probleme domethënëse me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur ai dha shpjegime më së shumti lidhur me çështjet e hetuara prej tij, të denoncuara nga publiku.

Kasëm Berberi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1977 si hetues, pas përfundimit të studimeve të larta për drejtësi, detyrë që e ka ushtruar deri në vitin 1992. Ai është rikthyer në sistem në vitin 1999 kur është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ku ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të personelit dhe inspektimit. Prej vitit 2014, ai e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *