Gjyqtarja Antonela Prendi e Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 26 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.
Antonela Prendi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Antonela Prendi nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.
[caption id="attachment_86401" align="aligncenter" width="620"] Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Antonela Prendi.[/caption]
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2004, gjyqtarja Antonela Prendi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare është 10.7 milionë lekë.
Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 500 mijë lekësh, automjet me vlerë 411 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 200 mijë eurosh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.7 milionë lekë, nga të cilat gati 59% kanë si burim pagën e gjyqtares Prendi dhe 40% nga pagat e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra nga familjarët, të cilat shërbyen si burim për blerjen e një apartamenti.
Në vitin 2011, subjekti deklaron një kontratë sipërmarrje për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 101m2 dhe çmim 69,690 euro, nga të cilat u paguan 35 mijë euro si këst i parë në lidhjen e kontratës.
Burimi financiar i këstit të parë është 28 mijë euro përmes një kontrate huaje, 5 mijë euro hua nga babai dhe 2 mijë euro kursime familjare.
Në vitin 2016, subjekti merr kredi afatgjatë me qëllim pagesën e këstit të fundit të blerjes së apartamentit me vlerë 3,475,000 lekë.
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al
Gjyqtarja Antonela Prendi e Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 26 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.
Antonela Prendi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Antonela Prendi nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.
Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Antonela Prendi.
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2004, gjyqtarja Antonela Prendi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare është 10.7 milionë lekë.
Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 500 mijë lekësh, automjet me vlerë 411 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 200 mijë eurosh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.7 milionë lekë, nga të cilat gati 59% kanë si burim pagën e gjyqtares Prendi dhe 40% nga pagat e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra nga familjarët, të cilat shërbyen si burim për blerjen e një apartamenti.
Në vitin 2011, subjekti deklaron një kontratë sipërmarrje për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 101m2 dhe çmim 69,690 euro, nga të cilat u paguan 35 mijë euro si këst i parë në lidhjen e kontratës.
Burimi financiar i këstit të parë është 28 mijë euro përmes një kontrate huaje, 5 mijë euro hua nga babai dhe 2 mijë euro kursime familjare.
Në vitin 2016, subjekti merr kredi afatgjatë me qëllim pagesën e këstit të fundit të blerjes së apartamentit me vlerë 3,475,000 lekë.
Gjyqtari Sokol Pina i Gjykatës së Sarandës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij ndër vite.
Kandidati për Gjykatën e Posaçme, Erjon Çela do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2001 deri në fund të vitit 2016.
Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elida Kaçkini do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar prej tij nga viti 2006 deri në vitin 2017.