Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamundësi financiare në vlera të mëdha për krijimin e pasurive nga prokurorja e Fierit, Violeta Shkurta, si dhe e vlerësoi të padrejtë përfitimin e një kredie të butë, ndërkohë që zotëronte dy apartamente. Shkurta tha se pasurinë e kishte krijuar me burime të ligjshme dhe kërkoi çeljen e hetimit […]
KPK
Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Dosti –Gjykata e Gjirokastrës
Gjyqtari Arben Dosti i Gjykatës së Gjirokastrës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon pasurinë e tij familjare nga viti 2013 deri në vitin 2018.
Gjyqtari Rexhep Karaj gjendet me probleme në justifikimin e pasurisë
Gjyqtari i Matit, Rexhep Karaj nuk u paraqit as në seancën e dytë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku u relatuan probleme të shumta në deklarimin e pasurive dhe balancë negative me vlerë totale prej 7.8 milionë lekësh.
“Transaksione me vlera të pazakonta”: Gjyqtari Jak Ndoka gjendet me probleme për pasurinë
KPK i ka kaluar barrën e provës subjektit të rivlerësimit për burimet financiare mbi një seri transaksionesh me pasuri të paluajtshme.
Huaja 60 mijë euro për blerjen e një apartamenti penalizoi gjyqtaren Irena Hoxha
Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Irena Hoxha nuk arriti të dokumentojë mundësitë financiare të kunatit për të kursyer shumën 60 mijë euro –e cila shërbeu si burim për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2010.
Shtyhet seanca dëgjimore për prokurorin Binas Nina
Prokurori i Elbasanit, Binas Nina kishte njoftuar Komisionin se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në seancë për arsye shëndetësore.