Prokurori i Elbasanit, Binas Nina kishte njoftuar Komisionin se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në seancë për arsye shëndetësore.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të hënën më 22 nëntor të shtyjë seancën dëgjimore për prokurorin e Elbasanit, Binas Nina, pasi ky i fundit ka njoftuar se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për arsye shëndetësore.
Procesi i vetingut për prokurorin Nina po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.
Kryesuesja Xhensila Pine njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 6 dhjetor, ora 09:30.
Binas Nina e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.