Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Dosti –Gjykata e Gjirokastrës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Dosti –Gjykata e Gjirokastrës

Gjyqtari Arben Dosti i Gjykatës së Gjirokastrës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon pasurinë e tij familjare nga viti 2013 deri në vitin 2018.Gjyqtari Arben Dosti i Gjykatës së Gjirokastrës do të përballet të enjten më 25 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko.

Sipas deklarimeve të pasurisë, Arben Dosti ka qenë emigrant, sipërmarrës dhe avokat, përpara se të niste karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë. Ai përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Arben Dosti nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, gjyqtari Arben Dosti deklaron pasuri familjare me vlerë 33.8 milionë lekë, me burim të deklaruar kryesisht nga puna e tij si emigrant, sipërmarrës dhe avokat. Në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 34 milionë lekëve.

Dosti zotëron familjarisht likujditete bankare prej 13.8 milionë lekësh, pjesë takuese në një apartament me vlerë 5 milionë lekë, automjet me vlerë 1 milion lekë si dhe huadhënie prej  14.1 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 9.7 milionë lekë, nga të cilat 63% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i gjyqtarit dhe 30% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si ‘flamuj të kuq” burimet financiare të pasurisë së deklaruar në vitin 2013 si dhe një huadhënie ndaj personave të tretë.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, subjekti Arben Dosti deklaron pasuri me vlerë 33,811.960 lekë, me burim të deklaruar nga puna si emigrant, sipërmarrës dhe avokat.

Në vitin 2014, subjekti dhe bashkëshortja e tij deklarojnë huadhënie ndaj personave të tretë në shumën 150,000 euro, nga të cilat u janë kthyer vetëm 50,000 euro deri në fund të vitit 2018.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *