Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës Neritan Cena. Gjatë hetimit administrativ për të, Cenës iu gjetën transaksione të dyshimta në prona dhe automjete.
KPK
Dhuratat e shumta nga familjarët ngrenë pikëpyetje mbi pasurinë e gjyqtarit Neritan Cena
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka zbuluar burime të pamjaftueshme dhe transaksione të dyshimta në shit-blerje makinash për gjyqtarin Cena, ndërsa ky i fundit ngriti zërin për të protestuar ndaj gjetjeve dhe pyetjeve mbi pasurinë e tij.
Gjyqtari i Tropojës, Erjon Çela konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Erjon Çela, pas hetimeve të kryera për të tre kriteret e rivlerësimit.
Prokurorja Silvana Pani përballet me probleme të pasurisë dhe ‘konflikt interesi’
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi mungesë burimesh në vlera të mëdha, mosdeklarime të transaksioneve financiare si dhe një rast të dyshuar të konfliktit të interesit, për të cilin prokurorja Silvana Pani tha se ofertuesit ishin “ose vëllai i bashkëshortit, ose djali i dajës së tij”.
Gjyqtarja Blerona Hasa përmbysi ‘barrën e provës’ në KPK
Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja e Apelit Administrativ, Blerona Hasa e bindi Komisionin në lidhje me pasurinë dhe rrëzoi një raport negativ të DSIK-së për figurën, duke arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Neritan Cena –Gjykata e Tiranës
Gjyqtari Neritan Cena i Gjykatës së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.