Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko,| Foto : LSA
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

Një pagesë 30 mijë euro dhe të ardhurat nga bujqësia debatohen në seancë për gjyqtarin Hysen Saliko

Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Vlorës, Hysen Saliko u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën në një seancë që vijoi për më shumë se tre orë, në të cilën u debatua gjerësisht nëse të ardhurat familjare të gjyqtarit nga bletaria duheshin apo jo të konsideroheshin të ligjshme.