Shumica në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Fatri Islamaj, por një nga anëtarët votoi për konfirmimin e tij, ndërsa as shumica nuk kishte qëndrim të unifikuar. Islamaj u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.
KPK
Gjyqtari Tomor Skreli, u dorëhoq para seancës dëgjimore
Gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës u njoftuar për seancë dëgjimore, por i dërgoi KPK-së vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që njoftonte mbarim e mandatit me dorëheqje.
Gjyqtarja Marina Rraboshta u dorëhoq 8 muaj pas fillimit të procesit të rivlerësimit
Gjytarja e Gjykatës së Apelit Shkodër Marina Rraboshta u dorëhoq disa muaj pas fillimit të procesit të rivlerësimit.
Mungesa e burimeve financiare ndëshkoi kandidaten për Gjykatë Kushtetuese
Kandidatja për anëtare e Gjykatën Kushtetuese, Anila Guri u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për mungesë të burimeve financiare të ligjshme.
Gjyqtarja e Sarandës Ketra Bajrami dha dorëheqjen pas shortimit për veting
Gjyqtarja e Gjykatës së Sarandës Ketra Bajrami i kërkoi filimisht kohë shtesë KPK për të plotësuar formularët, por më pas u dorëhoq duke paraqitur arsye shëndetësore.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Ardit Mustafaj
Mungesa e dokumentimit të dy huave dhe burimit të dhurimit nga prindërit e bashkëshortes i kushton karrierën gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ardit Mustafaj.