Gjyqtari Ardit Mustafaj pas vendimit të shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Në Fokus

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Ardit Mustafaj

Mungesa e dokumentimit të dy huave dhe burimit të dhurimit nga prindërit e bashkëshortes i kushton karrierën gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ardit Mustafaj.

Gjyqtari Ardit Mustafaj pas vendimit të shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjyqtari Ardit Mustaj i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngeli në veting të premten për mungesë burimesh të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Mustafaj u hetua nga KPK në të tre kriteret dhe nga relatimi në seancë u mësua se atij i ishte kaluar barrë prove vëtëm mbi disa dyshime të gjetura në kriterin e pasurisë, ndërsa nuk u gjet asnjë problem në dy kriteret e tjera.

Trupa që hetoi Mustafaj u kryesua nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici. Në seancë dëgjimore u vu në dukje se Mustafaj kishte rezultuar nga analiza financiare me diferencë negative prej më shumë se 6 milion lekësh nga viti 1996 deri në vitin 2003. Diferenca sipas KPK-së vinte pasi nuk ishin provuar burimet e ligjshme të dy huadhënësve, burimi i dhurimit nga prindërit e bashkëshortes dhe të ardhurat e kësaj të fundit nga kurset në shumën prej 850 mijë lekësh.

Mustafaj këmbënguli në seancë se kishte sjellë dokumente që provonin burimin e ligjshëm të të ardhurave të  dy huadhënësve, të prindërve të bashkëshortes dhe po ashtu edhe të asaj vetë. Ai kërkoi që ato të konsideroheshin si burime të ligjshme dhe pretendoi se që nga viti 2003 ai rezultonte me dieferenca pozitive të dukshme dhe se çdo pjesë e pasurisë së tij ishte deklaruar saktësisht.

Ardit Mustafaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Prej vitit 2003, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dhjetor 2019, Mustafaj u emërua përkohësisht gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për të siguruar një mandat të plotë, atij i duhet të kalojë me sukses procesin e vetingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *