Kryetarin e Gjykates se Pukes, Izet Kadana, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Kadana po kalon ne procesin e rivleresimit, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite, figuren dhe aftesite personale te tij.	/r/n/r/nHead of the Puka's Court Izet Kadana, during a session of Independent Qualification Commission, IQC, which started a hearing session with him. Kadana is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.
Artikull kryesor Lajme KPA Vendi

KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtarit Izet Kadana

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbajtur në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-kreut të gjykatës së Pukës, Izet Kadana.

Kryetari i Gjykatës së Pukës, Izet Kadana, duke dalë nga një seancë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit | Foto : LSA .

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo la në fuqi të mërkurën vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Izet Kadana.

Sipas KPK-së Kadana rezultoi me pasuri të pajustifikuara, me lidhje familjare me persona të dyshuar për aktivitet të krimit të organizuar si dhe me probleme me etikën në punë për rastin e punësimit të bashkëshortes në prokurorinë e Pukës.

Izet Kadana e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe prej më shumë se 15 vitesh punon si gjyqtar në Gjykatën e Pukës. Në një mbledhje të KLD-së në vitinb 2016, Kadana u emërua kryetar i kësaj gjykate.

Trupa gjykuese e KPK përbëhej në rastin e subjektit Kadana nga Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për Kadanën është përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *