Prokurorja Eranda Laze
KPK Lajme Veting

Prokurorja Eranda Laze konfirmohet në detyrë me shumicë votash

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 8 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn. Gjatë seancës dëgjimore më 6 nëntor, prokurorja Laze dha […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Lazër Çardaku – Prokuroria e Apelit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Lazër Çardaku – Prokuroria e Apelit

Prokurori Lazër Çardaku pranë Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po përballet të enjten më 7 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko. Lazër Çardaku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin […]

Prokurorja Eranda Laze pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurorja Eranda Laze jep shpjegime për pasurinë dhe figurën

Prokurorja e Tiranës, Eranda Laze u përball të mërkurën më 6 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Ajo e kundërshtoi bilancin negativ në vlerë të madhe, si […]

Gjyqtari Seladin Pysqyli pas vendimit të KPK. Foto | BIRN
Analiza KPK Veting

KPK e shkarkoi gjyqtarin Seladin Pysqyli për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë

Gjyqtari i Gjykatës së Korçës, Seladin Pysqyli u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 25 korrik, pasi u konkludua se subjekti dhe personat e lidhur ndodhen në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme për të justifikuar shpenzimet e kryera dhe pasuritë e krijuara. Sipas KPK, Pysqyli bëri përpjekje për të deformuar […]

Prokurori Gëzim Veizi pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Gëzim Veizi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të premten më 11 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Gëzim Veizi. Procesi i vetingut për Veizin u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën Veizi dha shpjegime […]

Ndihmësi ligjor i Gjykatës Administrative të Apelit, Jurgen Selimi. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësi ligjor, Jurgen Selimi konfirmohet në detyrë

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurgen Selimi u konfirmua në detyrë të enjten më 10 tetor pas një seance dëgjimore të shkurtër, kur përmes përfaqësueses së tij ligjore, ai dha shpjegime të përmbledhura para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për gjetje në kriterin e pasurisë. Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e […]