Gjyqtari Kujtim Vranici | Foto nga Edmond Hoxhaj/ BIRN
KPK Lajme Veting

Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 19 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Kujtim Vraniçi. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen, pas seancës dëgjimore të hënën kur subjekti dha shpjegime për gjetjet në […]

Trupa që hetoi rastin e prokurorit Bardhyl Shehu (nga e majta) Xhensila Pine relatore, Pamela Qirko kryesuese dhe Alma Faskaj anëtare. Foto:BIRN
Analiza KPK Veting

KPK: Prokurori Bardhyl Shehu kreu deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë dhe cënoi besimin e publikut

Prokurori i Lezhës, Bardhyl Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 10 gusht 2023, pasi u konkludua se nuk kishte shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive; se kishte ndërmarrë hapa për t’i fshehur dhe paraqqitur ato në mënyrë të pasaktë; duke u arritur në përfundimin se ka bërë […]

Gjyqtari Kujtim Vraniçi pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun

Gjyqtari Kujtim Vraniçi i Gjykatës së Tiranës u përball të hënën më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, në të cilat Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse. Për pastërtinë e figurës Vraniçi mori vlerësim pozitiv. Procesi […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Kujtim Vraniçi – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Kujtim Vraniçi – Gjykata e Tiranës

Gjyqtari Kujtim Vraniçi i Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli. Kujtim Vraniçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmës ligjor në Gjykatën […]

Prokurori Gjergji Tako pas konfirmimit nga KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon pas “riedukimit” prokurorin Gjergji Tako

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë të premten prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, pasi u njoh me rezultatet që ky i fundit arriti në Shkollën e Magjistraturës. Procesi i rivlerësimit për Takon u ndërpre në qershor 2022, pasi prokurori u gjet me probleme në aftësitë profesionale.  Pas problemeve të konstatuara, Komisioni vendosi të […]

Gjyqtari i Tiranës Adriatik Bocaj pas vendimit të konfirmimit. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Adriatik Bocaj

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Adriatik Bocaj u konfirmua në detyrë të premten nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu rivlerësimin e tij në të tri kriteret. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Bocaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjan. […]