Skeda e pasurisë së deklaruar – Kujtim Vraniçi – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Kujtim Vraniçi – Gjykata e Tiranës

Gjyqtari Kujtim Vraniçi i Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

Kujtim Vraniçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ku punoi gjatë viteve 2003-2013. Në vitin 2014, ai u emërua inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Kujtim Vraniçi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Kujtim Vraniçi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Vraniçi zotëronte pasuri me vlerë 700 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 14.1 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.8 milionë lekë, pjesë në kapital prej 4.3 milionë lekësh, automjete me vlerë 1.7 milionë lekë si dhe likujditete bankare prej 1.1 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 33.2 milionë lekë, nga të cilat 61% kanë si burim pagën e subjektit, gati 23% pagën e familjarëve dhe 15% të ardhurat nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimin e vonë të një automjeti si dhe transaksionet në shitjen e një pasurie të patundshme.

Subjekti Kujtim Vranici në vitin 2014 deklaron një automjet tip Benz të blerë për 7,400 euro në vitin 2008 me kursime të pagës. Ky automjet duhej të ishte deklaruar në formularin Peridik/Vjetor 2008 nga ana e subjektit.

Në vitin 2018, subjekti deklaron shitje të një pasurie të paluajtshme magazinë me sipërfaqe 102m2 në Peshkopi ne pronësi të bashkëshortes në shumën 40,000 USD. Shuma ka kaluar në llogarinë e subjektit dhe më pas është transferuar në llogarinë e bashkëshortes – nuk është e qartë pse transferta është bërë në llogarinë e subjektit në kushtet kur objekti i shitjes (magazina) ka qenë në emër të bashkëshortes.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *