Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala dhe transferoi për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë një çështje të subjektit.
Lajme
Gjyqtarja e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha përballet me probleme për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme me pasurinë e subjektit dhe dy raste të mundshme konflikti interesi.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Hysen Saliko
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të hënën nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko.
OMN kritikon ashpër KPK dhe rekomandon shkarkimin e gjyqtares Alkelina Gazidede
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi që Kolegji i Apelit të shqyrtojë me urgjencë rastin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Ankelina Gazidede dhe që praktika e përsëritur e KPK për konfirmim në detyrë dhe referim për inspektim duhet të ndërpritet për shkak se përbën një heqje dorë nga KPK nga detyra e saj kushtetuese në […]
Një pagesë 30 mijë euro dhe të ardhurat nga bujqësia debatohen në seancë për gjyqtarin Hysen Saliko
Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Vlorës, Hysen Saliko u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën në një seancë që vijoi për më shumë se tre orë, në të cilën u debatua gjerësisht nëse të ardhurat familjare të gjyqtarit nga bletaria duheshin apo jo të konsideroheshin të ligjshme.
KPA rrëzon ankimin e ish-gjyqtarit Genci Sinjari kundër ndërprerjes së procesit të vetingut
Ish-kryetari i Gjykatës Administrative Durrës, Genci Sinjari ankimoi vendimin e KPK-së për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pas dorëheqjes së tij nga detyra. Sinjari nuk e shfrytëzoi të drejtën për t’u dëgjuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit.