Pasi u përball me akuzat për mungesën e 5.2 milionë lekëve për ndërtimin e një vile si dhe dyshimet për fshehje pasurie, kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, duke e cilësuar atë të njëanshme.
Lajme
KPA vulos shkarkimin e ish-gjyqtarit Ervin Metalla
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit Ervin Metalla dhe la në fuqi shkarkimin e tij nga KPK për probleme me pasurinë.
Vetingu çon në divorc drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj ka vendosur të zgjidhë martesën me bashkëshortin, të cilin e akuzon se i ka mbajtur të fshehur një konflikt ‘fizik dhe verbal’ me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Gungo duke i cënuar procesin e rivlerësimit dhe karrierën.
Problemet me pasurinë, gjyqtarja Hajrie Muçmata shtyn përballjen me KPK-në
Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës kundërshtoi analizën financiare dhe pretendoi “anshmëri” të trupës gjykuese, duke shtyrë në një kohë të pacaktuar përballjen me vetingun.
Komisioneri Publik ankon konfirmimin në detyrë të Elvin Gokajt
Komisioneri Publik në kërkesën drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vë në dukje se prokurori Gokaj, i cili u pezullua nga detyra për shkak të problemeve të profesionalizmit, duhej të ishte shkarkuar. Komisioneri kërkon rivlerësim në të tri kriteret.
KPK konfirmon prokuroren Sonila Muhametaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi konfirmin në detyrë të Prokurores së Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj, pas rivlerësimit në të tre kriteret.