Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Arben Nela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi te hënën nga detyra prokurorin e Tiranës Arbe Nela, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi hetimi administrativ i tij zbuloi deklarim jo të saktë, fshehje pasurie dhe mungesë burimesh financiare për asetet e paluajtshme të blera nga subjekti dhe personat e lidhur.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Gjyqtari Ardian Dvorani del i pastër në veting

Anëtari i Gjykatës së Lartë u deklarua i pastër në justifikimin e pasurisë, në pastërtinë e figurës dhe në aftësitë profesionale ndërsa u detyrua të shpjegojë në hollësi mungesën e deklarimit të kursimeve familjare në deklaratën “veting”, të cilat i kishte deklaruar më parë në raportet periodike vjetore.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Karriera e kryetarit të Gjykatës së Lartë plasaritet nga problemet me pasurinë

Xhezair Zaganjori u përball me një listë të gjatë problemesh me pasurinë, të cilat hodhën dyshime për deklarime të pasakta, kontrata fiktive me qëllim shmangien e taksave dhe burime të pamjaftueshme. Ai shpjegoi origjinën familjare të pasurive të paluajtshme: “Ndërgjegjen e kam të pastër dhe pasurinë të ligjshme”.